Bledian Koka: Brenda PD-së do të ketë zgjedhje së shpejti! Çfarë pritet të ndodhë...

Bledian Koka: Brenda PD-së do të ketë zgjedhje së shpejti! Çfarë pritet të ndodhë...

22:26, 03/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, zbuloi se në Partinë Demokratike do të ketë së shpejti zgjedhje.

“Nga informacionet e fundit, thuhet se në Partinë Demokratike të ketë zgjedhje së shpejti. Përpara se zoti Basha të shkojë e të bëjë fushatë për zgjedhje hipotetike lokale, sipas vullnetit të Edi Ramës, do të ishte mirë që të zbriste në bazë dhe të bënte fushatë për partinë e tij”, deklaroi Koka.

Sipas tij, “në historikun e artikulimit të tij politik, zoti Basha ka ceduar në angazhimet e tij, duke dhënë garanci se diçka do të ndodhë, por gjithmonë ka ndodhur e kundërta e asaj që ka thënë dhe kjo e kundërta ka qenë në dëm të PD-së dhe në favor të zotit Rama”.

“Pati thënë se policia duhet të kalonte mbi trupin e zotit Basha për të shembur teatrin dhe të gjithë e dimë se si përfundoi ajo çështje”, theksoi Koka.

Kur u pyet se si mund të dalë rezultati i një palë zgjedhjeve brenda PD-së, Koka u përgjigj: “PD ka arritur nivelin e saj më të ulët historik në 2017. Edhe me rekuperimin që ndodhi në 2021, sërish është në nivel të ulët. Nëse Basha shkon në çdolloj zgjedhjesh pa zotin Berisha, nuk do të dalë më e fortë. Zoti Berisha propozon hapjen e partisë, duke u demokratizuar akoma më shumë, ndryshe nga bunkerizimi që i ka bërë Basha. PD-ja duhet të kthejë besimin në vetvete, sepse pavarësisht gjithçkaje, është partia e dytë më e madhe në vend. Duhet të rikthejë të gjithë kontributet që ka patur dhe të hapet ndaj individëve të rinj me vokacione politike”.

Ndërsa analisti Ilir Kalemaj u shpreh se “PD-ja për momentin duket sikur është në luftë civile dhe kjo gjë e pamundëson për të bërë një opozitë eficente dhe të besueshme”.

Në lidhje me një palë zgjedhje të pjesshme lokale, Kalemaj u shpreh: “E shikoj të papërgatitur Partinë Demokratike për të hyrë në zgjedhje të pjesshme lokale. Të mos flasim për zgjedhje të përgjithshme lokale në 61 bashki të vendit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco