Kryeredaktori i 'RD': Mos e provokoni 'Foltoren'! Ata shembin regjime e mure…

Kryeredaktori i 'RD': Mos e provokoni 'Foltoren'! Ata shembin regjime e mure…

22:04, 30/10/2021
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike, Bledi Kasmi komenton foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka një përgjigje për ata që atakojnë pjesëmarrësit në këtë lëvizje. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasmi shkruan se 'ata që ndjekin foltoret janë njerëz të vërtetë dhe jo të shtirur, pa grada e ofiqe, ndoshta edhe të varfër, por janë të lirë'. 

Kasmi u kujton kritikëve të Foltores, se të tillë ishin edhe njerëzit e dhjetorit '90, ndërsa apelon që të 'mos provokohen se ata shembin mure e regjime', si 30 vite më parë. 

"Keta jane te vertete dhe nuk bejne sikur... Thirrjet e tyre sot jane gjemim qe ka zgjuar shoqerine duke i bere te shikojne se ka drite ne kete tunel te erresires, deshperimit, zhgenjimit, braktisjes dhe vrasjes se shpreses. Ata jane njerez te vertete, pa grada e ofiqe. Ndoshta te varfer, por dinjitoze dhe krenare qe jane njerez te lire. Keshtu ishim edhe ne Dhjetorin ‘90 dhe atehere diktatura na quante “vandale”. Kini frike nga njerezit e lire despote e mekembes te regjimit. Nese nuk u pelqejne mos i provokoni duke i ofenduar se ata shembin mure e regjime. Është koha e tyre!", shkruan Bledi Kasmi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku31/10/2021 09:04

Bashës i jap një këshillë të vleftëshme, të dalë publikisht në të gjithë televizionet njëkohësisht dhe të deklarojë: “Unë jam gënjeshtar”. Në këtë mënyrë do të krijojë kaosin universal rreth personazhit të vet, të cilin ka kohë që tenton pa sukses. Njerëzit do tl mendojnë: Ky lapangjoz e pranoi vetë që është gënjeshtar, çdo gjë që thotë është gënjeshtër, pra edhe pohimi është gënjeshtër, pra i bie që të jetë i sinqertë, kështu që pohimi është i sinqertë, kështu na dilka përsëri gënjeshtar, kështu me rradhë deri në pafundësi. Paradoks ky Lulushi i lyer e i ngjyer do ti nakatosë përsëri mëndjet e shqiptarëve duke hequr vëmëndjen nga thelbi, është thjesht një legen pështymore dentistësh pa din e pa iman.

Leonsio31/10/2021 07:14

Bravo Blendi , kjo qe shkruan eshte nje e vertete shume e madhe dhe ato kritiket e dijne mire fundin e tyre , prandaj jane leshuar si ujqit e uritur ... bravooooo

Besnik30/10/2021 23:26

Bravo Kasmi.Je patriot.

Shto koment

Denonco