'Dhjetë fakte nga një seancë Rama - Basha - Braçe - Gjekmarkaj'

'Dhjetë fakte nga një seancë Rama - Basha - Braçe - Gjekmarkaj'

12:59, 30/10/2021
A+ Aa A-

Nga Lisandër Hoxha.

Nga teatri në Parlament, kuptova disa gjëra:

1 - Edi Rama e do shumë Lulin, por Luli nuk i duhet më Ramës.

2 - Luli e kishte kafshuar Ramën diku dhe ai, për tre javë, u zhduk në një vend që e dinte vetëm ai dhe Luli.

3 - Luli do përmbyste Trekëndëshin e Bermudës edhe pse në zyrë futej nga dera e pasme.

4 - Luli bëri për të qeshur sallën sapo kapi me dorë shifrat.

5 - Rama i dha leksione politike Lulit dhe ai qeshi me aprovim.

6 - Luli i kishte dhëmbët e fortë gjenetikisht dhe nuk përdorte brilantinë për flokët.

7 - Luli kishte mbyllur gropën e Hajdin Sejdisë me dhè, ndërkohë që Rama nuk e mbylli dot për 11 vite.

8 - Agron Gjekmarkaj kishte përgatitur një poezi, meqënëse nuk merr vesh nga ekonomia.

9 -  Erion Braçe nuk e kishte parë kurrë Lulin duke bërë pazar dhe për pasojë, ai nuk e dinte çmimin e vajit.

10 - Edi Rama mori përsëri borxh edhe 700 milionë euro të tjera në emër të shqiptarëve me destinacion PPP.

Nga kjo dramë politike e kupton fare qartë se rotacioni është marrë peng nga pazaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco