Dita e Europës, ambasada amerikane: Të përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta

Dita e Europës, ambasada amerikane: Të përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta

10:57, 09/05/2024
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot Ditën e Europës, ndërsa siguroi se SHBA qëndron e përkushtuar në mbështetjen ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë.

Ambasada e SHBA-së ndau deklaratën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ditën e Europës, duke theksuar se “sot, ne festojmë unitetin dhe lidhjet e qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

“Gëzuar Ditën e Europës miqve tanë në mbarë Europën! Sot, ne festojmë unitetin dhe lidhjet e qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Ne qëndrojmë të përkushtuar në mbështetjen tonë ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë. Urime miqve tanë europianë. Për bashkëpunimin e vazhdueshëm, miqësinë, dhe një të ardhme të ndritur së bashku”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në deklaratën e tij, Sekretari i Shtetit Blinken u shpreh se “ndërsa festojmë Ditën e Evropës, ne festojmë gjithashtu partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”.

“Ne jemi krenarë që qëndrojmë së bashku teksa ndihmojmë Ukrainën të mbrohet, të mbështesim popullin ukrainas dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj. Ne jemi të nderuar t’u bashkohemi aleatëve dhe partnerëve evropianë ndërsa shënojmë 75-vjetorin e NATO-s dhe formojmë të ardhmen e Aleancës sonë. Ne jemi të përkushtuar në mbështetjen tonë të vlerave të përbashkëta demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik. Pa dyshim, marrëdhënia jonë transatlantike është më e fortë se kurrë”, u shpreh Blinken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco