'Shtyhet përtej afatit të 20 majit, hapja e kampeve të emigrantëve në Shqipëri'

'Shtyhet përtej afatit të 20 majit, hapja e kampeve të emigrantëve në Shqipëri'

10:47, 09/05/2024
A+ Aa A-

Inxhinierët ushtarakë në punë, por strukturat pritëse nuk kanë përfunduar.

Është shtyrë hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, e cila ishte planifikuar për në 20 maj, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA duke iu referuar burimeve të saj.

Trupa ushtarake italiane që po punon në kantieret e Shëngjinit dhe Gjaderit, bazuar në marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës, nuk e ka përfunduar ende ndërtimin e strukturave.

Ka qenë njoftimi i marsit të kaluar nga prefektura e Romës për caktimin e shërbimeve të pritjes që e ka vendosur vënien e tyre në funksionim “jo më vonë se data 20 maj 2024”.

Nisja e punës duhet të konfirmohej nga Ministria e Brendshme brenda 15 ditësh.

Ndërkohë kontratën për menaxhimin e objekteve për 24 muaj e ka fituar kooperacioni Medihospes me një ofertë prej 133.8 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco