Pranon mbipopullimin në paraburgim, Manja: Amnistia Penale duhet të ishte më e gjerë

Pranon mbipopullimin në paraburgim, Manja: Amnistia Penale duhet të ishte më e gjerë

11:03, 09/05/2024
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka bërë sot bilancin për personat që kanë përfituar nga Amnistia Penale, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit pas interpelancës së thirrur nga disa deputetë.

Manja u shpreh se Amnistia ishte e nevojshme për shkak të mbipopullimit në burgje dhe paraburgim.

Ai deklaroi se si pasojë e amnistisë u liruan menjëherë 808 persona, ndërkohë që 955 të dënuar përfituan ulje dënimi.

Amnistia ishte e domosdoshme për shkak të mbipopullimit dhe ngarkesa në paraburgim si dhe mungesa e burimeve njerëzore.

Nga të gjitha raportet ndërkombëtare thuhet se mbipopullimi në paraburgim është i lartë.
Koha mesatare e qëndrimit në paraburgim është 8.7 muaj ndërsa në BE 5.5 muaj.
Kjo sjell ndikim të drejtë për drejtë në mos respektimin e të drejtave të paraburgosurve dhe të të dënuarve.

Ligji nisi të zbatohet në 24 prill. Nga amnistia përfituan lirimin 808 persona që kanë lënë institucionet në 24 prill. 955 të dënuar përfituan ulje dënimi. Amnistia është e butë, duhet të ishte më e gjerë.

Amnistia e shuan dënimin kujtimin ligjor, ndërsa ulja e dënimit jo”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco