KAFE SHQETO/ Preçi: Punësimi i të huajve për të kompensuar largimin e shqiptarëve, lëvizje e rrezikshme

KAFE SHQETO/ Preçi: Punësimi i të huajve për të kompensuar largimin e shqiptarëve, lëvizje e rrezikshme

10:10, 09/05/2024
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, Drejtor Ekzekutiv në “ Albanian Center for Economic Research”, e sheh me sy kritik dhe si të rrezikshëm, planin e qeverisë shqiptare për të sjellë 40 mijë punëtorë të huaj në Shqipëri në kushtet kur shqiptarët po emigrojnë masivisht për shkaqe ekonomike.

I ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV së bashku me eksperten e punësimit, znj. Kumrie Zika, z. Preçi e kundërshtoi arsyetimin e saj lidhur me përzgjedhjen e punëtorëve të kualifikuar nga një vend që "i mbron" si Filipinet si edhe për trajtimin “më të mire” që u bëhet në Shqipëri në krahasim me shtete të tjera si Dubai, Katari etj.

“Kam një qasje pak ndryshe nga kolegia e ftuar në studio, - tha z. Preçi që në krye. - Ajo që unë shoh është se një shtet që nuk i mbron dot qytetarët e vet brenda vendit, se Filipinet kanë nja shtatë shkalle page brenda vendit, besoj se e ka dhe më të vështirë për t’i mbrojtur jashtë vendit, kudo qofshin nëpër botë. Dhe tjetra - Shqipëria nuk shquhet për trajtim human të fuqisë punëtore.

Ajo që unë do të mendoja në ditët e sotme për këtë element është: e para, kjo nuk është punë e qeverisë, është punë e biznesit. Të paktën këtë na mësojnë demokracitë perëndimore, Gjermania dhe vende të tjera.

 Së dyti, pa njohur gjuhën, s’ka kuptim punësimi në një shtet tjetër, qoftë edhe në Shqipëri.

Së treti, ne duhet të kuptojmë motivet që i shtyjnë dhe mënyrën se si funksion tregu i punës tek ne. Për sa kohë që ky vend nuk ka në funksionim atë komitetin tripalësh punëdhënës-punëmarrës–qeveri dhe vendimmarrrjet e kësaj natyre janë për të kompensuar largimin e qytetarëve kryesisht për shkaqe ekonomike, kjo është një lëvizje që në thelb është e rrezikshme për periudhat që vijnë. Nuk është se e zgjidh problemin. Mund të kapërcehet një moment dhe u vjen në ndihmë disa oligarkëve kryesisht të industrisë fason, po nuk zgjidh problemin që ka vendi.”/ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Zika: Punëtorët e huaj priten nga Filipinet: të kualifikuar dhe që s’mund të arratisen lehtë’

Ndiqni intervistën e plotë me z. Preçi në videon në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco