Fitorja e VMRO-DPMNE në RMV/ Meta përshëndet Mickoski-n: U treguat 'gentlemen' i vërtetë

Fitorja e VMRO-DPMNE në RMV/ Meta përshëndet Mickoski-n: U treguat 'gentlemen' i vërtetë

10:39, 09/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta përshëndeti rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Në postimin e tij në X, Meta thekson se Maqedonia e Veriut do të jetë e dyta në Europë për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Faleminderit Mickoski, që nuk more i vetëm 61 mandate. Je treguar gentlemen i vërtetë. Me ju Maqedonia e Veriut nuk do të jetë e 5-ta në Europë për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja por të paktën e dyta në Europë”, iu drejtua Meta kreut të partisë fituese të zgjedhjeve.

Koalicioni opozitar VMRO DPMNE, shënoi fitore të thellë si në zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare, me mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e parë para medieve paralajmëroi formimin e Qeverisë së re me koalicionin e opozitës shqiptare, VLEN, pavarësisht se zgjedhjet në mesin e shqiptarëve i fitoi Fronti Evropian, i kryesuar nga BDI-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco