Dita e Europës, ambasadori Gonzato: Sinjalet nga BE të qarta - Realizoni reformat

Dita e Europës, ambasadori Gonzato: Sinjalet nga BE të qarta - Realizoni reformat

10:53, 09/05/2024
A+ Aa A-

Në Ditën e Europës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dha edhe njëherë mesazhin se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe një prioritet. Ambasadori mori pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës së Europës, Gonzato tha se BE e ka kuptuar tashmë që duhet të përfundojë procesin e integrimit, duke thënë se sinjalet janë të qarta nga unioni.

Por, Gonzato theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë para reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Nga Brukseli ka sinjale të qarta se jemi në një moment tjetër të procesit të zgjerimit. E kemi kuptuar që në duhet ta plotësojmë procesin e integrimit, ta përfundojmë atë. Po integrojmë një pjesë të rëndësishme të euro në këtë projekt fantastik, sinjalet janë të qartë, çelja e negociatave për anëtarësim jo vetëm me Shqipërinë, me Bosnjen, me Maqedoninë dhe shpejtësia me të cilat shtete anëtarët dhe PE kanë rënë dakord për planin e rritjes, por edhe për reforma që janë kyçe për të ndërtuar këtë lloj shoqërie që kërkojmë”, tha Gonzato.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco