Gazment Bardhi: Përjashtimi i Berishës vendim i drejtë, nuk ka shkelje të statutit

Gazment Bardhi: Përjashtimi i Berishës vendim i drejtë, nuk ka shkelje të statutit

23:36, 29/10/2021
A+ Aa A-

Gazment Bardhi, numri dy i Partisë Demokratike, komenton vendimin e kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin dhe themeluesin e kësaj force Sali Berisha.

Për sekretarin e PD, vendimi për të përjashtuar Berishën ishte i drejtë dhe i shërbente interesit të partisë. Ai shtoi se ndaj Berishës nuk është marrë asnjë masë disiplinore dhe se rrjedhimisht nuk ka pasur asnjë shkelje të statutit nga ana e Bashës.

Është një situatë e padëshiruar. Një situatë që nuk i ndihmon demokratët. Kam vlerësuar si sekretar që të mos përfshihem me debate me askënd pasi interesi im është që PD të jetë aset i demokratëve. Këtë nuk bëhet fjalë për karrige. Do të doja të mos kishte ndodhur. Do të doja që Berisha mos shpallej “non grata” nga SHBA. Zoti Basha ka shpjeguar, por unë mund të konfirmoj që vendimi për pezullimin e Berishës ka qenë i drejtë dhe që i shërbente interesit të PD dhe që sigurisht konkretizonte një pohim të Berishës që çështjen që ai kishte me SHBA ishte personale dhe se grupi dhe PD nuk duhej të përfshihej.

Më pas pati një ndryshim të qëndrimit të Berishës. Nuk ka asnjë parashikim që kryetari duhet ta konsultonte. Kjo ndaj Berishës nuk është një masë disiplinore. Masa disiplinore ndaj një anëtari të Partisë Demokratike merret kur shkelet statuti. Berisha nuk ka shkelur statutin. Ai është ende anëtar i Këshillit Kombëtar. Pra nuk ka asnjë masë. Anëtarësia në grupin parlamentar nuk rregullohet nga statuti, por nga rregullorja e brendshme e grupit parlamentar, ku kryetari në seancën e parë bën konfirmimin e anëtarëve të grupit të PD”, deklaroi Gazment Bardhi në A2 CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana30/10/2021 16:59

Ky qendrim politik i nje " demokrati " te katapultuar nga Luli , eshte pasoje e katapultimit te Lulit nga doktori per kreun e PD-se ne vitin - 2013 .....?????!!!!! Keshtu kane qene te katapultuar thuajse te gjithe ish nen/kryetaret e partise demokratike pas vitit 1997 e deri me sot ; me pas ata katapultoheshin edhe ne postet me te larta shteterore , duke munguar kesisoj jo vetem CV-ja e tyre ne opinionin publik , por edhe meritokracia ...??!!

London 30/10/2021 10:28

Po si mundet ky k..qe kryetar ta barazoje Berishen me Ramen e Meten. O legena po diskretitohi çdo dite e me keq.

Saimir Mezini 30/10/2021 08:19

Mbase te shikon " Zoti " dhe te ben 10 fish ate qe deshiron per njerzit e ndershem , o bastard ! Ty edhe kryetarit tend , o qen bir qeni katerqind breza !

Shto koment

Denonco