VIDEO/ Brisida Shehaj zbulon se ku kërkon t'i çojë Erion Veliaj, 50 mln eurot kredi gjermane

18:54, 09/05/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj, gjatë debatit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka shpjeguar se, për çfarë i kërkon 50 mln euro Erion Veliaj nga banka gjermane e KFV-së.

Sipas Shehajt, në fakt projekti i autobusëve elektrik brenda Tiranës do të kushtojë 110 mln euro, por pjesa e tjerë e parave është siguruar nga një donacion i  BE-së dhe qeveria.

‘I gjithë projekti do të kushtojë, 110 mln euro, jo 50 mln euro. 30 mln euro i jep grant BE-ja, meqë është nismë e gjelbër. 29 mln euro i investon Veliaj dhe 50 mln euro i merr qeveria borxh dhe ai nuk ja kthen pas.

Marrëveshja ka një problem shumë thelbësor, nuk është bërë aspak transparent dhe publik studimi i fizibilitetit. Pse u përzgjodhën 3 linja, unaza, Tirana e re dhe Kombinat-Kinostudio.

Janë 60 mln euro të bashkisë dhe grantit që do të bëhet në rrugë të dedikuara. Tani ju e dini se janë bërë rrugë të dedikuara për biçikletat, çfarë do të ndodhë edhe me linjat e dedikuara të autobuzëve.

Me kredinë do të paguajmë vetëm autobusët elektrikë dhe panelet diellore.

Ky projekti nuk thotë diçka në fund, se në administrim të kujt do të jenë flotat e mjeteve. Bashkia e Tiranës do të krijojë një shoqëri publike për ti administruar, apo këto do të ua japë në përdorim 2 apo 3-dëve që në 7 kompani janë të njëjtët administratorë’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, ekspertja Brisida Shehaj.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco