Deklaratë e Sekretares së Përgjithshme të RCC- së, me rastin e Ditës së Evropës

Deklaratë e Sekretares së Përgjithshme të RCC- së, me rastin e Ditës së Evropës

18:22, 09/05/2024
A+ Aa A-

Nga Majlinda Bregu

Le të angazhohemi për të ndërtuar një të ardhme ku Ballkani të mos jetë vetëm i ftuar, por pjesë e familjes së BE-së

Sarajevë – Deklaratë e Sekretares së Përgjithshme të RCC- së, me rastin e Ditës së Evropës

“Në Francën e hershme të shekullit të njëzetë, nobelisti Romain Rolland shpalli simfoninë “Odë e Gëzimit” si odën e madhe humaniste për vëllazërinë e të gjithë njerëzve ndaj dhe u quajt himni i njerëzimit. Ndërsa po përgatitesha këtë mëngjes për këtë Talking Point, të dhënat ende të papublikuara të edicionit të ri të Barometrit Ballkanik morën pak nga ai gëzim sot, sepse fatkeqësisht të dhënat tregojnë një rënie të mëtejshme e të thellë të mbështetjes së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndaj anëtarësimit në BE. Ndër 54% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që mbështesin anëtarësimin në BE, ndjenja ende mbetet kryesisht e favorshme në të gjithë rajonin. Por një rënie prej tetë pikësh që nga viti 2021 është një kujtesë e fortë e frustrimeve që shumë ndjejnë për ritmin e ngadaltë të përparimit, si dhe një thirrje për veprim. Përqindja e atyre që mendojnë se anëtarësimi në BE nuk do të ndodhë kurrë ka rënë me 5%, nga 23 në 18 për qind. Pra, optimizmi ekziston, por vjen më me vështirësi.

Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë gjatë dy dekadave të fundit. Por zhvillimi i potencialit të rajonit do të kërkojë burime të reja dinamizmi dhe transformimi për të kapërcyer sfidat e thella sociale, institucionale dhe mjedisore. E kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë dhe tregun, ka të bëjë me vlerat: demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut.

Kështuqë në këtë Ditë të Evropës, le të mos tundim vetëm flamuj apo të shikojmë fishekzjarre. Le të angazhohemi për punën e vështirë të reformës, për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme ku Ballkani Perëndimor nuk është thjesht një mysafir në festë, por pjesë e familjes. Evropa e fokusuar te njerëzit, e cila është e adaptueshme, e reformuar, e rigjallëruar dhe gjithëpërfshirëse, me Ballkanin Perëndimor të integruar fort, përfaqëson investimin optimal në paqe dhe siguri për të gjithë kontinentin.

Ndërsa Evropa përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, kush prej nesh që nuk mund të votojnë u shprehin urimet tona më të mira evropianëve përparimtarë, të përgjegjshëm, të cilët do të hedhin votën e tyre jo vetëm për veten e tyre, por edhe për ne. Ne, që jemi jashtë përqafimit, shikojmë me shpresë që e ardhmja e Evropës të shpaloset pozitivisht pavarësisht paaftësisë sonë për ta formësuar atë drejtpërdrejt. Ndaj, bashkëkombësit e mi evropianë i kushtojnë një mendim pozitiv dhe një votë të gjithë atyre që si në tekstin e "Odës së Gëzimit" këndojnë: "Të dehur nga zjarri guxojmë të hyjmë, i Shenjtë, brenda faltores tënde".

Gëzuar, për një Europë më të fortë, më të bashkuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco