Pse Erion Veliaj kërkon 50 milionë euro?/ Murati: Përsëri një moment politik ku transparenca është e munguar

18:42, 09/05/2024
A+ Aa A-

Është shoqëruar me debate në Kuvend shqyrtimi i kredisë 50 milionë Euro që Bashkia e Tiranës kërkon për t'i marrë për projektet e transportit publik së bashku me 31 milionë euro grant.

Analisti Erl Murati i ftuar në Task Force në Syri Tv, tregoi se sipas tij dhe ky një tjetër moment politik ku transparenca është e munguar.

Duhet parë në QKB nëse është regjistruar ndonjë kompani e re që merret me transportin e gjelbërt sepse kemi parë precedetët e javës së fundit dhe nga çështjet e SPAK ku për këto çështjet e punëve publike, bashkia ka kontraktuar veten e saj.

Ka dhe nje moment politik.

Këtu jemi në një fazë që bashkia e Tiranës, struktura e saj e zinxhirit drejtuest, 7 ose 8 drejtore ose janë nën hetim ose janë të pandehur, pra teorikisht do duhej edhe sikur të mos fshihej asgjë pas saj, duhej nje moment stepjeje, reflektimi se çfarë po ndodh me këtë institucion.

Pra para se të kontraktohesh 100 apo 120 milion euro nga KFV duhet parë se çfarë po ndodh me këtë institucion.

Është përsëri ky një moment politik ku transparenca është e munguar dhe është e mangët dhe jam e bindur qe pjesa më e madhe e opinionit publik është njohur sot nga Syri TV, ndërkohë që ne e dime që Këshilli Bashkiak është jo funksional në bashki për shkak te arrogancës me të cilën drejtohet bashkia e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco