Lajmi i fundit

Meta: Po shkoj te Dumdumani që nuk guxon të përmendë emrin e Ramës

Baçi para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryebashkiaken e Roskovecit

11:38, 20/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka dhënë një deklaratë për mediet para Prokurorisë së Posaçme, për të sqaruar arsyet se përse u paraqit 5 ditë më parë.

Ai tha se është thirrur për të dëshmuar në lidhje me një gjyq me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

“Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë së Roskovecit Bufi.

Bufi më akuzon se është në ankth nga statuset që kam bërë duke marrë në mbrojtje banorët e Roskovecit.

Atë që japin mediet, të një kallëzimi të bërë vite më parë, është çështje e mbyllur. Pushimin e çështjes madje e kam marrë nga mediet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco