Abilekaj: Basha s'do e pranojë Kuvendin në 11 dhjetor. Me 'Trekëndëshin e Bermudës' synon...

Abilekaj: Basha s'do e pranojë Kuvendin në 11 dhjetor. Me 'Trekëndëshin e Bermudës' synon...

22:19, 29/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari dhe drejtori i portalit Dosja.al Enton Abilekaj thotë se Lulzim Basha nuk do ta pranojë mbledhjen e Kuvendit nga Sali Berisha në datë 11 dhe do të ndodhë një kundërshtim ligjor.

Ai tha se kjo është edhe hera e parë që e sulmon Berishën si një pjesë të problemit, sepse ai kur lexoi vendimin për përjashtimin e Berishës e quajti si politikanin më të rëndësishëm të tranzicionit. 

"Basha nuk do ta pranojë mbledhjen e Kuvendit nga Berisha në datë 11 dhe do të ndodhë një kundërshtim ligjor. Me informacionet që kemi, delegatët e Kuvendit kanë firmosur që të mblidhet Kuvendi jashtë procedurave. Statuti parashikon edhe mbledhjen e Kuvendit pa dëshirën e kryetarit dhe prandaj konstatimi i kryetarit për këtë mbledhje, nuk vlen.

Kjo është edhe hera e parë që e sulmon Berishën si një pjesë të problemit. Ai kur lexoi vendimin për përjashtimin e Berishës e quajti si politikanin më të rëndësishëm të tranzicionit dhe hero të demokracisë, ndërsa sot e quan pjesë të trekëndëshit të Bermudës, që Basha do t’i rrëzojë. Pra, Basha ka ndryshuar katërcipërisht në pak kohë, vetëm pasi Berisha nisi një lëvizje kundër tij. Basha dhe Berisha nuk ka parime në këtë proces, sepse do të duhej të reagohej më herët. Këtu kemi një betejë personale për të marrë kryesimin e PD-së në dy mënyra të ndryshme", u shpreh Abilekaj për OraNews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco