‘I sponsorizuar nga grupe mafioze dhe antishqiptare’, Vasili për pr.ligjin mbi Riprodhimin: Tentojnë të kthejnë Shqipërinë në një fermë uterusesh

‘I sponsorizuar nga grupe mafioze dhe antishqiptare’, Vasili për pr.ligjin mbi Riprodhimin: Tentojnë të kthejnë Shqipërinë në një fermë uterusesh

15:09, 09/05/2024
A+ Aa A-

Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues.

Ai e quajti ligjin si antishqiptar ndërsa tha se synohet që vendi ynë të kthehet në fermë uterusesh.

Vasili: Ligji për riprodhimin, ligj i sponsorizuar nga grupe mafioze, ligj antikombëtar. Synojnë ta kthejnë Shqipërinë në fermë uterusi për të prodhuar foshnje. Pr.ligji është tentativë anti shqiptare dhe antifamilje për shpërbërjen e Shqipërisë.

Shkelet rëndë dinjiteti dhe të drejtat e gruas dhe fëmijët. Pjesa më vrastare është që ky ligj kërkon të zgjasë afatet e kryerjes së abortit, nga 12 në 14 javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco