Enriko Ceko: Ndihma ekonomike në vend shumë e ulët, fermerët po falimentojnë!

Enriko Ceko: Ndihma ekonomike në vend shumë e ulët, fermerët po falimentojnë!

21:11, 29/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, nnë një intervistë në emisionin Ekonomia Plus në Syri Tv, foli për situatën aktuale në vend.

Ceko thekson se ndihma ekonomike në Shqipëri është në nivele shumë të ulëta, duke shtuar se fermerët janë duke falimentuar.

“Problem në vend është modeli ekonomik. Ndihma ekonomike në Shqipëri është e ulët, të mbështeten bizneset dhe qytetarët. Në Perëndim është biznesi që fut gjërat e reja në aspektin menaxherial dhe qeveria e ndjek. Buxheti nuk është duke përmirësuar jetën e qytetarëve. Në Shqipëri shumë pak tokë punohet, as gjysma.

310 mijë familje fermere në Shqipëri hanë vetëm bukë e djathë, nuk dalin dot në treg, që do të thotë se jeton në kushte mbijetese rreth 40 përqind e Shqipërisë, duhet shtuar prodhimi e jo konsumi. Nëse fshati nuk është i fortë, nuk zhvillohet qyteti, andaj duhet që të forcohet fshati. Ne duhet që të prodhojmë në vend produkte, që të këmbejmë me ato që importojmë. Fermerët po falimentojnë. Sot janë 11 mijë mjete pune të fshatit e janë amortizuar shumë”, u shpreh Ceko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco