Manja replikon me Bashën: Kujdes me bojën e flokëve, Alibeaj nuk kënaqet kurrë as kur e bëri Berisha ministër

Manja replikon me Bashën: Kujdes me bojën e flokëve, Alibeaj nuk kënaqet kurrë as kur e bëri Berisha ministër

11:35, 09/05/2024
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar me deputetin Lulzim Bashën në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me Amnistinë Penale.

Manja: Po si mor burrë i dheut vjen dhe shet moral ti këtu dhe vendos dorën në zemër e të qan zemra për SPAK e drejtësisë, për viktimat e drejtësisë. Ti the dua Amnistia për ata që i prenë gishtat policisë, vjen këtu dhe vendos dorën në zemër dhe bën moralin e viktimave të këtyre që liruam ne nga Amnistia. Je i pakënaqur me veten si njeri, kur nuk kënaqe kur të bëri Sali Berisha ministër drejtësie nuk do të kënaqesh në këtë dynja.

Ta dish e keni mundësinë të tregoni vullnetin për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë “dua të hetohem për rrugën e kombit se i kam shpëtuar me raport mjekësor’ Shko aty, “e dashur drejtësi e re kam një çështje të lobimit rus që e ka pushuar Prokuroria e Tiranës dhe dua ta hetoni ju”. Kjo është dashuria për SPAK.

Basha: Mashtrues, mashtrues ordiner, pse gënjen (Dëgjohet në sfond)

Manja: E treta dhe më e rëndësishme që është dallimi mes teje që thinjesh përditë dhe mua që më bien flokët, pra ti thinjesh mua më bien, Është një çështje tjetër e Strasburg, 21 Janar është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish-ministër i Brendshëm të vritet 4 qytetarë dhe të mos ndjesh detyrimin të vihesh në dispozicion të drejtësisë së re. Aty e keni, shkoni, aty e keni drejtësinë e re.

Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej. Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco