Lideri i partisë greke SYRIZA, Kasselakis, vizita dhe takime në Dropull

Lideri i partisë greke SYRIZA, Kasselakis, vizita dhe takime në Dropull

11:23, 09/05/2024
A+ Aa A-

Ka mbërritur në Dropull, lideri i partisë më të madhe opozitare greke SYRIZA, z. Stefanos Kasselakis, i cili po viziton fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri.

Kasselakis zhvilloi një takim në shkollën e Bularatit, vizitoi  varrezat dhe më pas ndali në zyrat e bashkisë së Dropullit, në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.

Burimet thonë se vizita e tij bëhet në kuadër fushatës për kandidatët e propozuar për eurodeputetë në Parlamentin Europian.

Shtypi grek ka publikuar axhendën e tij, duke nënvizuar "Turne i Kasselakis, presidentit të SYRIZA në Epirin e Veriut, pa vizituar Himarën"

"Pasditen e së mërkurës u bë e ditur programi i vizitës, - shkruan Ta Nea, - ku presidenti i partisë zyrtare opozitare nuk e ka për të vizituar Himarën. Kujtojmë se Himara ka qenë në qendër të marrëdhënieve greko-shqiptare pas burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të qytetit, Fredi Belerit, ndërkohë që ishte kandidat për eurodeputet me PD-në. Edhe rrënjët e kandidatit për eurodeputet të ND, Pyrros Dimas janë nga i njëjti rajon."

Programi:

Në orën 8.15 të mëngjesit Stefanos Kasselakis do të jetë në Kalpaki të Janinës, ku do të takohet me autoritetin bashkiak të qarkut.

Më pas, në orën 9.15 pritet të mbërrijë në stacionin kufitar të Kakavijës, ndërsa në orën 9.30 do të shkojë në Vularat, ku do të vizitojë shkollën e zonës dhe do të vendosë kurorë me lule në monumentin e të vrarëve të Rezistencës dhe të Luftës në vitet ’40.

Në orën 10:30, kryetari i SYRIZA-PS do të mbërrijë në Jergucat, ku do të takohet në bashkinë e qytetit me kryebashkiakun e Dropullit dhe zyrtarë të pushtetit vendor.

Në orën 11.30 ai do të shkojë në Vanista, ku do të takohet dhe do të bisedojë me mërgimtarët në qendrën “Kalimera”.

Më pas, në orën 12.15 do të vizitojë fshatin Vrisera.

Stefanos Kasselakis pritet të kthehet në orën 12:45 në Kakavijë, duke përfunduar turneun e tij."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco