Xhaferri: Pengmarrja e censit/ Eksodi ndryshoi raportin nxënës-mësues!

Xhaferri: Pengmarrja e censit/ Eksodi ndryshoi raportin nxënës-mësues!

11:28, 09/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri është shprehur se për herë të parë sipas INSTAT  numri i nxënësve për mësues është më i ulët në institucionet e arsimit publik se në shkollat private.

Postimi:

Dramatike janë shifrat e shpopullimit që dalin në dritë pavarësisht se rezultatet e censit mbahen peng me urdhër të Edi Ramës.

Për herë të parë sipas INSTAT  numri i nxënësve për mësues është më i ulët në institucionet e arsimit publik se në shkollat private.

Në vitin akademik aktual 2023-2024 në ciklin fillor, një mësues në shkollat publike kishte mesatarisht 15.1 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 15.2 nxënës.

Në ciklin 9-vjeçar një mësues në shkollat shtetërore kishte afërsisht 7.9 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 8 nxënës,  kur në 2015 një mësues në ciklin 9-vjeçar jepte mësim për mesatarisht 18.3 nxënës.

Për këdo që e njeh fushën e arsimit këto të dhëna janë edhe më të rënda nëse lexohen siç duhet për faktin se në 60% të rretheve në Shqipëri nuk ka institucione të arsimit privat.

64 mijë të rinj nën moshën 18 vjeç kanë kërkuar azil në vendet e BE përgjatë viteve 2013-2023, në një kohë që fshatrat  dhe shumica e qyteteve shqiptare janë kthyer në azile të hapura.

Në themel të këtij eksodi biblik është korrupsioni që Kryeministri i vendit pas 11 viteve në qeveri u zotua ti shpallë luftë të pakompromis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco