Rama njofton datën kur do të hapet Rruga e Arbërit dhe kur nisin punimet për aeroportin e Vlorës

Rama njofton datën kur do të hapet Rruga e Arbërit dhe kur nisin punimet për aeroportin e Vlorës

17:16, 28/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Kuvendi se rruga e “Arbërit” do të hapet për qarkullimin e automjeteve më 29 Nëntor të këtij viti.

Ai e bëri të ditur këtë lajm gjatë replikave me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë seancës plenare.

“Me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte, por faktet flasin dhe në 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem që në qafën e Murrizit për shkak të problemit gjeologjik të tunelit që ka krijuar vonesa të mirëdokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati. Ja çfarë bën këtu Lulzim, PPP-ja”- tha Rama.

Më pas, në një status në Facebook, kryeministri njoftoi se një ditë para inaugurimit të Rrugës së Arbërit, në 28 nëntor do të nisin punimet edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Festat e nëntorit të këtij viti, Pavarësia dhe Çlirimi do të shënojnë përfundimin e rrugës së Arbërit dhe nisjen e një tjetër vepre infrastrukturore, siç është aeroporti i Vlorës. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco