VIDEO/ Koka: Basha në ditët e fundit në krye të PD-së, Foltorja e Berishës çliron Partinë Demokratike

VIDEO/ Koka: Basha në ditët e fundit në krye të PD-së, Foltorja e Berishës çliron Partinë Demokratike

17:00, 25/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në Edicionin e Pasdites, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD dhe Foltoren e Sali Berishës.

Koka thekson se Basha është në ditët e fundit në krye të PD-së, duke shtuar se Foltorja e Berishës do ta çlirojë Partinë Demokratike.

“Basha tha se ka mbështetjen e 97 përqind të demokratëve, është si meme. Një qytetar u masakrua në Policinë e Lushnjës dhe PD nuk reagoi, e nga PD bëjnë ca denoncime pa kuptim. Foltorja do të çlirojë PD-në.

Kjo se PD aktualisht është çorientuar. PD është bërë parti e fasadës, është në agoni. Nëse flasim për vettingun, në ato institucione ka vetëm njerëz të Ramës e të maxhorancës. Basha është në ditët e fundit si kryetar i PD, edhe pse po përpiqet që të mos e lëshojë kreun, do ta bëjë, sepse nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco