VIDEO/ Shpërthen Tomor Alizoti: PD në krizë. Mosqenia në 'Foltore' po na kushton shumë

VIDEO/ Shpërthen Tomor Alizoti: PD në krizë. Mosqenia në 'Foltore' po na kushton shumë

16:30, 25/10/2021
A+ Aa A-

Një tjetër deputet i Partisë Demokratike del hapur në mbështetje të 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime për Syri Tv dhe Syri.net konfirmojnë se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alizoti është shprehur se 'PD ndodhet në krizë', ndërsa ka shtuar se 'mosmarrja pjesë në 'Foltore'' po sjell kosto për të zgjedhurit, pasi anëtarësia demokrate është e revoltuar me ta.  

"PD ndodhet në krizë të thellë. Nuk mund të bëjmë sikur s'e shohim. Ne na ka kushtuar mosqenia në Foltore, se demokratët janë të revoltuar me ne. Duhet zgjidhur kjo krizë. Partia po vuan. Pa u zgjidhur kjo krizë çdo diskutim tjetër s'ka vlerë. Në anije ka rënë zjarri. Rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në 'Foltore' e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve", ka thënë Alizoti.

Pjesë e debatit në mbledhjen e grupit parlamentar është bërë edhe deputeti Flamur Noka, i cili u shkarkua nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë me vendim të Lulzim Bashës. 

Syri.net mëson se Noka ka akuzuar Bashën se po ndjek metoda bizantine në PD, ndërsa ka thënë gjithashtu se Basha sulmon vetëm Berishën dhe 'Foltoren', por jo Edi Ramën.

"Frëngjia e bunkerit tënd vetëm sulmon Berishën e 'Foltoren' dhe jo Ramen. Përjashtimet janë bërë kundër statutit. Nga Demokratike po e kthen në bizantinizëm partinë", është shprehur Flamur Noka. 

Edhe depuytetët e tjerë si Albana Vokshi dhe Tritan Shehu kanë sulmuar Bashën duke i kujtuar se me përjashtimet dhe përndjekjet e deputetëve dhe demokratëve, po e çon PD-në drejt shkatërrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana26/10/2021 10:09

Po ne Berat pse nuk shkove tek Foltorja e doktorit ....????!!!!

Kasemi25/10/2021 19:41

Ju lutem jini realisht demokrate. Parqitni komentet ashtu sic behen, mjafton te mos kete fyerje dhe shpifje.

Xufe25/10/2021 18:15

Po ajo është detyra që i kanë caktuar Lulit të shkatërrojë PD,deri tani ja ka dalë me sukses,shpresojmë që këtë t'a ndalë Berisha. Luli është kryetar partie më i keqi në këto 30vite pluralizëm,sorosjan i devotshëm që po e shkatërron PD ,më keq nuk ja kishte bërë as Taulant Balla partisë së shpresës së shqiptarëve,më vjen shumë keq për këtë dhe shumë inatë pse nuk e diti Berisha këtë kur e dinin shumë demokratë me peshë në këtë parti. Shpresoj shumë që Berisha ta shpëtojë tani PD megjithëse shumë vonë,por më mirë vonë se kurrë.

tirana25/10/2021 17:38

Edhe ky duket se po ben sikur po nxehet me bashen .....???!!! Kur shkoi Doktori ne Berat , ky lloj deputeti pa pike burrnie ne raport me historine e partise demokratike qe perfaqeson nuk mori pjese ne Foltoren e Berishes . Ky qe duket shume nevrik tek opinioni i Fevziut, ndoshta ate dite " kishte marre raport " tek mjeku , si ata femijet e perkedhelur te vitit te pare ne gjimnaz qe kur nuk donin te shkonin ne shkolle , te nesermen dergonin mamin tek dentisti ose mjeku i lagjes per raport nje ditor me sebepin se gjoja i kishte dhembur dhemballa ....?????!!!!! Ku ka arritur puna : Te jesh deputet i zgjedhur nga populli demokrat e te kesh frike nga kryetari i partise .....???!!!

toni25/10/2021 17:29

Po ideale do ishte ne foltore dhe ti

Shto koment

Denonco