Vettingu në politikë/ Berisha: Basha tregoi se është skllav i Ramës

Vettingu në politikë/ Berisha: Basha tregoi se është skllav i Ramës

18:25, 22/10/2021
A+ Aa A-

Edhe nga Berati, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për Vettingun në politikë, propozim i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe i mbështetur në parim nga kryeministri Edi Rama. 

Bersha tha se Vetingu në politikë është i nevojshëm, por të bëhet brenda strukturave të Kuvendit dhe jo nga SPAK. 

Berisha akuzoi Bashën se është kthyer në skllav të Edi Ramës.

"Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm, por jo mbi rregulla policeske, por mbi rregulla transparente. Ne bëmë një ligj, Komisioni i Venecias e përmbysi. Vetingu bëhet dhe bëhet më mënyrën më transparente. Ne kemi hequr imunitetin për korrupsionin. Kemi ligj anti-mafia të shkëlqyer. Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK-u për mandatet e deputetëve, që është i Ramës, do të thotë që je skllav i tij. Janë këto rrethana që na ftojnë ne demokratëve të mbledhim Kuvendin, e ju të merrni vendin qendror, të zgjidhni, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë e kryetarit", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco