VIDEO/ Berisha mesazh demokratëve të Bashës: Jeni të gjithë mbështetës të PD, por humbësi serial premton vetëm disfatë

VIDEO/ Berisha mesazh demokratëve të Bashës: Jeni të gjithë mbështetës të PD, por humbësi serial premton vetëm disfatë

18:10, 22/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij në ‘foltoren’ e Beratit, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë demokratët edhe për rata që nuk i janë bashkuar 'foltores' duke pretenduar se janë mbështetës të Bashës.

‘Që të gjithë janë mbështetës të PD por një gjë miqtë e mi do tu them se një njeri që të çon nga humbja në humbje, që ka shënuar katër humbje me radhë, që ka dorëzuar beteja të pa nisura, ai duhet të hapë rrugën, ai nuk premton dot më asgjë por vetëm humbje dhe disfata’, theksoi Berisha.

Berisha: Përpjekjet për të shkatërruar konservatorizmin në Shqipëri kanë dështuar, do të dështojnë dhe sdo të kenë kurrë sukses.

Një bisedë të shkurtër me ata të cilët nuk janë sot këtu në këtë sallë ose e konsiderojnë vetën mbështetës të Bashës, u them se që të gjithë janë mbështetës të PD por një gjë miqtë e mi do tu them se një njeri që të çon nga humbja në humbje, që ka shënuar katër humbje me radhë, që ka dorëzuar beteja të pa nisura, ai duhet të hapë rrugën, ai nuk premton dot më asgjë por vetëm humbje dhe disfata.

Së dyti, u drejtohem të gjithë demorkatëve pa përjashtim, njeriu në vështirësi dhe sfida njihet. Mendoni pak se çfarë bëri ky njeri pas humbi zgjedhjet e 25 prillit, apsolutisht jo sikur të ishte shkolluar në Holandë por në Fenjian të Kim Jong Un-it, pasi mori një vendim ndaj meje në përjashtim të statutit të çdo parimi anëtarësie me çdo gjë, vjen vendimi tjetë pa pyetur asnjë njeri mbi tokë, për shkarkimin e nën kryetarit të Sigurisë Flamur Nokën dhe kulmon me qëndrimin ndaj Luan Baçit kryetarit të PD Fier.

Ne na kujtohet se sekretarët e rretheve nuk i zgjidhnin anëtarët e partisë po emëroheshin nga byroja qëndrore, por ne jemi parti demokratike, ne i zgjedhim vetë kryetarët nuk e zgjedh Tirana kryetarin e Fierit.

Si të shkon mendja ty të komandosh si kryetar të Fierit, kryetarin e Mallakastrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco