‘Do ta hedhim në Lanë Internacionalen e Surrogatëve’, Meta: Do i dalim zot vendit!

‘Do ta hedhim në Lanë Internacionalen e Surrogatëve’, Meta: Do i dalim zot vendit!

14:39, 09/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kritikuar fuqishëm projekt-ligjin për shëndetin riprodhues, duke thënë se shkatërron familjen tradicionale shqiptare.

Meta theksoi se Internacionalja e Surrogatëve do të hidhet në Lanë nga shqiptarët. Ai tha se shqiptarët do i dalin zot vendit, duke shtuar se Shqipëria e ka të ardhmen të sigurt në BE.

Ilir Meta: Do ta hedhim në Lanë Internacionalen e Surrogatëve. Shqiptarët në Lanë do i hedhin të gjithë surrogatët. Nuk kemi ne vajza e gra këtu, ne i kemi për familjet shqiptare, për vendin tonë, për kombin tonë, që t’i dalim zot vendit.

Edhe zot vendit do i dalim dhe në BE do të integrohemi. RMV hodhi surrogatët në Vardar, ne do i hedhim në Lanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco