SYRI TV/ Kreu i Syriza viziton minoritetin grek, Kasselakis takime në bashkinë Dropull

14:41, 09/05/2024
A+ Aa A-

Stefano Kasselakis, lider i partisë Siriza në Greqi, zhvilloi takime ne fshatrat e bashkisë Dropull me minoritetin grek. Ai nuk preferoi të jepte deklarata politike për marrëdhëniet mes dy vendeve, por u shpreh se Greqia duhet të punojë më shumë për minoritetin grek në vendin tonë. sipas Kasselakis, minoritetit duhet t`i garantohen disa të drejta më shumë.

Diskutuam shumë çështje për atë të mbështetjes financiare për minoritetin që të mos jetë në nivel familjeje por si e drejtë për çdo qytetar. Folëm për mbrojtjen politike dhe kur flasim për këtë duhet të jemi të qartë që këtu kemi një çështje sa i përket krizës klimatike dhe me çdo kusht në bashkëpunim me pushtetin vendor këtu duhet të mbrojmë mjedisin. Të mbështesin gjithashtu arsimin në gjuhën greke edhe teknikisht nëse mundemi. Çështjet janë të shumta por në asnjë rrethanë nuk duhet të politizohen apo të përvetësohen nga parti të caktuara. Këto janë çështje me karakter kombëtar dhe ne si përfaqësues të politikës së Greqisë do të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen e helenizmit kudo ku gjendet e sidomos kur gjendet në kufinjtë e vendit tonë atje ku kanë luftuar e kanë derdhur gjak grekët. Desha të shtoj për bashkëqytarët grekë këtu në bashkitë minoritare dhe në Himarë se nuk do t'ju harrojmë. Të dëgjuarit e problemeve dhe vizitat periodike janë detyrim i yni si shoqëri ndaj jush.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco