Ferdinant Xhaferraj: Rama, një lider autoritar që drejton një vend të rrënuar nga korrupsioni

14:48, 09/05/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Ferdinand Xhaferraj, deputet i Partisë Demokratike Durrës u ndal tek konferenca e kryeministrit e mbajtur dy ditë më parë me grupin e tij parlamentar.

Sipas Xheferraj, tashmë Rama në sytë e ndërkombëtarëve ka dalë i vërtetë i mbytur nga boja e zezë e korrupsionit, si një lider autoritar që drejton vendin e zhytyr nga korrupsioni.

Fjala e tij:

“Besoj se të gjithë biem dakord, jo vetëm për këtë pikë të rendit të ditës, por tek të gjitha pikat e kësaj seance, fjala e kryeministrit e mbajtur dy ditë më parë me grupin e tij parlamentar dhe me qeverinë, ka elementë dhe përfshihet në çdo pikë të kësaj séance.

Zoti Rama ju tha shqiptarëve se ka marrë fund periudha e një opozite, të kapur që më mundësonte të pikturoja Shqipërinë dhe portretin me ngjyrat që kam dashur.

Në këtë muaji , Rama në sytë e ndërkombëtarëve ka dalë i vërtetë i mbytur nga boja e zezë e korrupsionit.

Pra nga përtej Atlantikut, deri në Francë, Itali e më gjerë mediat prestigjoze, diplomat e politikanë, kanë nisur ta pikturojnë Ramën ashtu siç është, ka filluar të zhbëhet portreti i Ramës, i pajisur me ambicien për të debatuar për çështje të mëdha, megjithëse drejton një vend të vogël.

Tashmë ka nisur të vizatohet kryministri i vërtetë, një lider autoritar që drejton një vend të rrënuar nga korrupsioni, e për paradoksin më të madh këto na i tha Rama vetë në fjalimin e tij".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco