Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

SYRI TV/ Dekriminalizimi, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe ONM dështuan me Irena Gjokën

14:38, 09/05/2024
A+ Aa A-

Rasti i gjyqtares, Irena Gjoka ka vërtetuar dështimin e procesit të Vettingut dhe standardet e dyfishta të përdorura nga ky institucion. DSIK, KLGJ, KPK por dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë dështuar me filtrat e hetimit për gjyqtaren me tre mbiemra. SYRI Televizion dhe mediat greke kanë publikuar dokumente, që nëse organet e Vettingut, do të hulumtonin, do t’i kishin administruar e do ta pengonin Irena Gjokën të kalonte procesin e Vetttingut. Përveç shkarkimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në vitin 2004, Irena Gjoka ka fshehur dhe vendimin e Gjykatës së Athinës që e ka dëbuar dhe ndaluar për 10 vjet, lëvizjen e saj në zonën Shengen.

Nga SYRI TV

Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka bërë gati letër-porosinë drejtuar autoriteteve greke, me objekt marrjen e dhënave gjyqësore mbi Irena Gjoka (Manekun), rasti i saj tregon se të gjithë strukturat qeveritare dhe të pavarura shqiptare kanë dështuar në mënyrë spektakolare me verifikimin e integritetit të saj.

Të dhënat e bëra publike deri më tani, dëshmojnë se gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1996 si edhe vendimin e dënimit nga autoritetet greke e ndalimin për hyrjen 10 vjet në zonën “Shengen”, për shkak të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Një vendim i Gjykatës së Athinës i vitit 2004, ku gjyqtarja Gjoka ka kundërshtuar vendimin e ndalimit 10-vjeçar, tregon qartësisht se ajo ka qenë në dijeni të vendimmarrjes së autoriteteve greke dhe, me qëllim, i ka fshehur në formularët e Dekriminalizimit, por edhe në ato që janë dorëzuar për efekt të Vettingut.

Fshehja e këtyre të dhënave është njëra anë e skandalit.

Nga ana tjetër, institucionet verifikuese, përfshirë edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, dëshmojnë se kanë qenë të paafta për të kontrolluar siç duhet, të shkuarën e Irena Gjokës ose, në rastin më të keq, kanë mbyllur sytë qëllimisht ndaj shkeljeve të gjyqtares së posaçme.

Në 26 shkurt 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë gjyqtaren Gjoka, pasi konkludoi se nuk kishte probleme në kriteret e pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit.

Në vendim thuhet se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK), një strukturë në varësi të kryeministrit Edi Rama, ka konstatuar përshtatshmërinë për vijimin e detyrës së Irena Gjokës.

DSIK, e cila kishte për detyrë të verifikonte edhe rastet e dëbimit të magjistratëve nga shtetet e Bashkimit Europian, ka vendosur në 14 janar 2020 që të deklasifikojë plotësisht dokumentet e nivelit “Sekret” për Irena Gjokën, duke konfirmuar se ajo nuk ka asnjë problem me integritetin.

Po ashtu, në vendimin e Komisionit të Vetingut, rezulton që ONM, një strukturë ndërkombëtare që ka rol lehtësues për sigurimin e informacioneve nga vendet e huaja për magjistratët shqiptare gjatë procesit të rivlerësimit, nuk ka kryer asnjë verifikim jashtë Shqipërisë për gjyqtaren me tre mbiemra: Gjoka, Maneku, Spata.

Duke vijuar më tej, SYRI Televizion” publikoi rreth 4 muaj më parë vendimin e shkarkimit të gjyqtares Irena Gjoka Maneku në vitin 1996.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, megjithëse kishte të dhënat e dosjes personale të Irena Gjokës, nuk ka raportuar se ajo është shkarkuar nga detyra, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, sot i mbajtur nën arrest me firmën e kësaj gjyqtareje.

Vetë Komisioni i Vettingut, ndryshe nga sa ka vepruar në shumicën absolute të kontrolleve për magjistratët e tjerë, nuk ka kryer asnjë verifikim mbi integritetin e Irena Gjokës. Në vendimin e konfirmimit në detyrë të saj, thuhet vetëm në një paragraf se “u kryen verifikime dhe rezultoi pa probleme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco