Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama: BE s'ka oreks për ne, por kemi Sorekën më të mirin që na vlerëson

Rama: BE s'ka oreks për ne, por kemi Sorekën më të mirin që na vlerëson

09:52, 20/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, ka komentuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, por pasi ka kritikuar sërish klubin e vendeve të BE-së ka folur me superlativa për ambasadorin Soreka dhe stafin e tij në Tiranë, duke thënë se nuk ka si këta në asnjë vend të Europës.

“Raporti është në vazhdën e raporteve të tjerë, ku Komisioni thotë që Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, për të ndërmarrë së bashku me BE diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj diçka që e kam theksuar vijimësisht, dhe në forumet më të larta mes vendeve të BP dhe BE, se meqë jemi te Komisioni Europian, nja partner i drejtë dhe i paanshëm, një partner që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren.

Nuk ka, nuk gjendet, në asnjë kryeqytet të vendeve anëtare, një strukturë e ngjashme, apo që mund ta konkurrojë nga cilësia e hulumtimit, delegacionin e Komisionit Europian dhe BE në vendin tonë, që monitorojnë çdo ditë dhe çdo ore atë që ndodh në vendin tonë. Këto që dalin rrugës janë të gjitha politike, nuk janë teknike.

Raporti e vulos që Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor, në përputhje me standardet dhe me rekomandimet e ODHIR, Shqipëria vijon të ecë përpara me reformat, duke nisur nga ajo në drejtësi, reforma në administratën publike, ku lufta ndaj krimit të organizuar përcaktohet si një luftë që përparon, ku respekti për të drejtat dhe liritë e njeriut rikonfimohet si vlerë bazike, ku politika e barazisë gjinore vlerësohet, ku përpjekjet tona për përafrimin e kuadrit ligjor me vendet e BE përshëndeten, ku angazhimi shumëpalëshe e Shqipërisë në kuadër të politikës së jashtme nënvizohet si një vlerë.

Të jemi të qartë se raporti i progresit është dhe një dokument që nxjerr në pah problemet, dhe çështjet ku duhet të ketë progres të mëtejshëm. Në këtë moment në Europë nuk ka një oreks për zgjerim, por për të shkuar në atë pikë ne duhet të vazhdojmë, të vazhdojmë përpjekjet. Ne nuk duhet të vlerësojmë dhe të gjykojmë përpjekjet tona, në bazë të si, sa, pse, nëse hapet apo jo drita jeshile në stacione. Nuk është proces që e bëjmë se na e imponojnë në Bruksel apo në Paris, ne e bëjmë që në këtë vend gjeneratat e tjera të jetojnë në një vend dinjitoz”, deklaroi mes të tjerave Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/10/2021 10:58

Po ti këtë doje, o plehrë!! Të plasi trapi ty pse nuk të qasin në BE!! Ti sulltanatin tënd e kë ndërtuar! Zymbyl Bashën e ke aty që të lëpin bythën! Soreca të jep flta nderi dhe thotë gjithmonë ato që do ti!!! Shqiptarët po marrin çdo ditë arratinë, patronazhistët janë nderi i partisë!! Ata që e vuajnë janë populli fukara shqiptar!

Demokrati20/10/2021 10:49

BE me oreks është shumë mirë, por problemi është që BE nuk e ha mutin siç e ha Soreca!

Korabi20/10/2021 10:12

Na ruashine Soreka, Lahutin,Lu e shoqja Kimete se per Europen s'na ndie ne fare.

Shto koment

Denonco