Nishani-Bashës: Turp të kesh që cilëson demokratët “llum”, PD ndodhet në situatë të rëndë

Nishani-Bashës: Turp të kesh që cilëson demokratët “llum”, PD ndodhet në situatë të rëndë

19:48, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë me Skype në Syri Tv, foli për veprimet e fundit që ka bërë Basha.

Nishani iu drejtua Bashës, duke i thënë se duhet t’i vijë turp që shumë demokratëve të ndershëm iu ka thënë “llum”. Ish-kreu i shtetit vlerëson se vetë Basha ka pasur karrierë të pamerituar.

“Shkarkimi i Nokës demonstron krizë. Basha në tetë vjet nuk ka kuptuar as se çfarë është partia politike. Basha cilëson si “llum” ata që janë kritikët e tij. Lulzim Basha nuk e kupton Partinë Demokratike, që ka histori, identitet, ka sakrifica dhe kontekste të shumta. Është një situatë joserioze në PD. PD është aktualisht në situatë të rëndë. PD ka nevojë për rikonstruktim të plotë, tek kauzat kryesore të saj.

Tezat që ka nxjerrë Berisha tek “Foltorja” janë shumë të rëndësishme për t’u vënë në jetë në PD, primarja kthen respektin për votën. Sot PD ka nevojë që të kthehet në parti moderne. Dua t’i them Bashës që turp të kesh që e cilëson qeverisjen e PD llum, ai duhet të thotë se çfarë aferash ka bërë Partia Demokratike që bën të tilla cilësime. Turp që thua fjalën “llum” për njerëz që kanë dhënë kontribut në PD, e Basha ka pasur karrietë të pamerituar, falë punës të disa njerëzve punëtorë në PD”, u shpreh Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besnik12/10/2021 20:48

Llumi dhe jashqitja e PD eshte Basha.

Tani12/10/2021 19:58

Bravo bujar do hequr legeni

Shto koment

Denonco