Deklarata e Nokës, reagon PD: Anëtarësia nuk është etiketuar me fjalën ‘llum’

Deklarata e Nokës, reagon PD: Anëtarësia nuk është etiketuar me fjalën ‘llum’

15:33, 11/10/2021
A+ Aa A-

PD ka reaguar pas deklaratave të deputetit Flamur Noka lidhur me debatet brenda grupit parlamentar.

PD bën me dije se asnjëherë nuk është përdoru fjala “llum” kundrejt anëtarësisë së partisë dhe, por është përdorur për ata cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit.

Aty shtohet se këta janë njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Reagimi i PD-së: Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.  Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit  Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati11/10/2021 17:07

Po, eshte shume e vertete, pikerisht ai qe ka perfituar, eshte pasuruar me shume dhe ka mbushur xhepat nga qeverisjet e PD ne pushtet dhe bashki eshte Lulzim Basha.

Shto koment

Denonco