‘Po e blejnë 3 herë më shtrenjtë’, Basha: Kjo është krizë korrupsioni që maskohet si energjitike

‘Po e blejnë 3 herë më shtrenjtë’, Basha: Kjo është krizë korrupsioni që maskohet si energjitike

14:33, 11/10/2021
A+ Aa A-

Nga selia blu, në një prononcim për media, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se kriza nuk është një krizë energjitike, por korruptive.

Sipas tij, energjinë elektrike e kanë shitur 70 milionë euro dhe do të blejnë mbi 200 milionë euro me borxh nga xhepat e shqiptarëve.

Basha: Të enjten do të mbahet seanca plenare e radhës, jo vetëm rendi i ditës, por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues se kemi të bëjmë me një krizë korrupsioni. Një krizë e cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 të çmimit që do të blihet tani energjia. E kanë shitur 70 milionë euro dhe do të blejnë mbi 200 milionë euro me borxh nga xhepat e shqiptarëve.

Kjo nuk është krizë energjitike, por korrupsioni. Sot nga i pari i sektorit, tek drejtuesit famëkeq, nga Çela e të tjerët duhet të ishin të paktën të pandehur. Kjo javë do të nisë me një ofensivë që do të ketë në fokus interesin e shqiptarëve. Kjo krizë korrupsioni po maskohet si krizë energjitike. Unë ju ftoj që t’i drejtoni kamerat e mikrofonat te qytetarët e dyqanet. Njerëzit po blejnë me listë si asnjëherë më parë. Pas tellallit të së keqes që doli për krizën, çmimet kanë kapërcyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco