Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pasi e fshiu, Ministria e Jashtme e Shqipërisë rikthen deklaratën për Kosovën

Pasi e fshiu, Ministria e Jashtme e Shqipërisë rikthen deklaratën për Kosovën

10:04, 26/09/2021
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Shqipërisë la një gjurmë të hidhur të shtunën, në kulmin e nevojës për mbështetje që kishte Republika e Kosovës, e cila po përballet me kërcënime dhe provokime në kufijtë e saj nga forca ushtarake serbe.

Ministria e Jashtme shqiptare lëshoi një deklaratë të shtunën për këtë konflikt, të cilin çuditërisht e hoqi më pas; bëhet fjalë për tensionin e krijuar në kufirin Kosovë-Serbi, pasi Albin Kurti kërkoi reciproritet për targat midis dy vendeve.

Pa aluduar se kush urdhëroi zhdukjen e deklaratës zyrtare për disa orë, sjellim në vëmendje një fakt që dihet botërisht: Miqësinë e veçantë të kryeministrit Edi Rama me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe nga ana tjetër, përplasjet e rregullta të Kryeministrit Edi Rama me krerët e Kosovës, si me Presidenten Vjosa Osmani, ashtu edhe me Kryeministrin Albin Kurti. Tani së fundi, për nismën që Rama ka ndërmarrë me Vuçiçin "Open Balkan", e cila refuzohet nga Kosova.

Sot, deklarata e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë më në fund është rishfaqur, ndonëse tepër vonë, në faqen zyrtare me thirrjen për të dyja palët që “të tregohen të përmbajtura dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut”.

Deklarata:

"Trazirat në veri të Kosovës, MEPJ bën thirrje për ç’tensionim të situatës: Asgjë nuk e justifikon dhunën, autorët të nxirren para drejtësisë"

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe dënon Image fuqimisht aktet vandale të kryera sot, ku disa individë i vunë zjarrin zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zvecan.

Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë. 

Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës.

Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndëkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit. 

Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës.

Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe. 

Si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt ç’tensionimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco