Rritja e çmimit të bukës, PD sulmon ministrat: Jetojnë në luks. as duan t'ia dinë për varfërinë

Rritja e çmimit të bukës, PD sulmon ministrat: Jetojnë në luks. as duan t'ia dinë për varfërinë

14:31, 24/09/2021
A+ Aa A-

Rritja e çmimit të bukës në vend ka shqetësuar qytetarët shqiptarë, veçanërisht të moshuarit: “100 lek këtu e 100 lek atje” thonë ata të mërzitur nga rritjet që po ndjekin njera tjetrën në dyqane.

Partia Demokratike ka reaguar ndaj rritjes më të fundit me anë të një videoje demaskuese për Zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili deklaroi në një intervistë për çmimin e ri të bukës se "deri tani, është i përballueshëm"!!!   

Deputetja e PD-së, Grida Duma, duke i vënë fjalët e tij përballë revoltës qytetare, komentoi: “Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme.

Mjafton të dëgjosh qëndrimet e tyre e kuptohet që janë një pakicë, sepse as e kanë idenë as duan të dinë cila është gjendja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv. Dëgjojeni zërin e tyre.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco