Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E kaloi jetën nëpër konvikte, ndahet nga jeta aktivistja Ajtanga Lubonja

E kaloi jetën nëpër konvikte, ndahet nga jeta aktivistja Ajtanga Lubonja

12:43, 25/06/2021
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja, ish-e përndjekur politike. Mësohet se Lubonja është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit gjatë ditës së nesërme.

Ajtanga Lubonja kërkoi ndihmë pasi pensioni prej 16 mijë lekë të reja nuk i dilte, por thirrjet e saj ranë në vesh të shurdhët. Sot ajo u nda nga jeta, 25 vite pasi jetoi në një nga dhomat e konvikteve në Qytetin Studenti. 

Njoftimi i familjes Lubonja:

Te nderuar miq,

Me hidhërim te thelle ju njoftojmë se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mëngjes!

Varrimi behet sot ne orën 15:00 ne varrezat e Tufinës!

Faleminderit te gjithëve atyre qe duan te ndajnë dhimbjen me ne! Nisja behet ne orën 15:00 drejt varrezave te Tufines, nga shtëpia ne rrugën Fortuzi! Me respekt nga familja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco