Vasili: Cila është marrëveshja politike me Greqinë dhe pse fshihet ajo nga Rama?

Vasili: Cila është marrëveshja politike me Greqinë dhe pse fshihet ajo nga Rama?

20:44, 05/06/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Greqisë Dendias, se ka arritur një marrëveshje politike me Shqipërinë për detin.

Në postimin e tij në Facebook, Vasali ka kërkuar transparencë në lidhje me marrëveshjen për detin dhe pse fshihet ajo nga Rama?

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Cila eshte mareveshja politike me Greqine per detin dhe pse fshihet ajo nga Rama???

Ministri Jashtem i Greqise Dendias deklaroi dje ne nje interviste dhene nje radioje greke se :

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar”.

Nga kjo deklarate shume rendesishme e Z.Dendias lindin disa pyetje, te cilave Edi Rama ka detyrimin t'u pergjigjet:

1. Cila eshte kjo marreveshje?

2. Cila eshte permbajtja e marreveshjes?

3. Perse nuk eshte bere publike kjo marreveshje, per tu njohur nga te gjithe shqiptaret, sepse kufijte e Shqiperise nuk jane prone e Edi Rames?

4. Cfare e ka penguar qeverine qe ta beje publike nje marreveshje kaq te rendesishme?

5. Perveç Edi Rames dhe qeverise a ka pasur perfshirje te institucioneve te tjera kushtetuese dhe ne se po, cili ka qene roli dhe kontributi i tyre ne kete marreveshje ?

6. Po perfaqesuesve te shoqerise civile, historianeve, eksperteve te kufijve detare, juristeve te shquar te se drejtes nderkombetare, historianeve etj a ju eshte kerkuar mendim per kete marreveshje?

7. Po grupi negociator i ngritur per hartimin e marreveshjes se detit me Greqine çfare roli ka pasur?

8. Kur, ku dhe Kush e ka firmosur kete marreveshje?

9. Kush e ka miratuar marreveshjen?

10. Ku eshte e depozituar kjo marreveshje kaq e rendesishme ?

Pergjigja dhe trasparenca e plote e shterruese eshte detyrim, te cilin Edi Rama nuk e shmag dot, sepse eshte fjala per kufirin detar te Shqiperise dhe jo per kufirin detar te qeverise!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t06/06/2021 08:33

Ed qeni e ka kthyer shqiperine ne prone te vet,prandaj ju te lsi qe keni oreksin e madh per deputete,te ishit bashkuar me pd dhe sot do ti kerkonit llogari qenit rama.

ime robot06/06/2021 03:00

zoti petrit vasili.kam nje kohe te gjate qe te ndjek.megjithese termi politikan me neverit mbase mbase nuk je si te tjeret neqese ike me sinqeritet ato qe thua pavaresisht i kujt eshte zeri te pergezoj ngrihe zerin edhe per ne qe nuk po mundim te ndajme kohen e inkuizicionit me kohen e sharlatanit

Arifi05/06/2021 21:38

Nese Presidenti ka shkelur Kushtetuten per sfurqet e per prerje duarsh nese vidhen zgjedhjet, cfare quhet kjo qe qeveria shkel haptas kushtetuten me dashje dhe ne shkelje me te gjitha ligjet per kete ceshtje? Atehere sfurqet dhe sepatat duhen marre ne konsiderate per keta qe shesin kufijte e Shqiperise!!!

Vendi yne 05/06/2021 21:11

Shqiperia nuk eshte prone e Edi Rames.Deti eshte i yni dhe nuk Duhet te jepet kurrsesi.Kercenimet dhe pseudopretendimet e greqise nuk kane vlere.Nqse duan lufte lufte do tu japim.Sa per kercenimet e mosfutjes ne Evrope me mire mos te futemi me koston e detit.

Shto koment

Denonco