VIDEO/ Greva në Rinas, Rama çon Forcat Speciale dhe Policinë Ushtarake

VIDEO/ Greva në Rinas, Rama çon Forcat Speciale dhe Policinë Ushtarake

17:56, 07/04/2021
A+ Aa A-

I nervozuar për shkak të grevës së kontrollorëve që ka paralizuar fluturimet në Rinas, Edi Rama ka vendosur të ndërhyjë dhunshëm.

Dy grupe të Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur pranë godinës së AlbControl, ndërsa në mbështetje të tyre janë dërguar edhe Policia Ushtarake.

60 kontrollorë të Albkontroll janë në grevë që nga mbrëmja e djeshme për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%.

Ditën e sotme, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi se do të merren masa kundër kontrollorëve nëse nuk i japin fund grevës, e cila cënon sigurinë kombëtare, sipas ministres.

Nga Policia bëhet e ditur se pranë zyrave të AlbControl janë dërguar grupe të punonjësve të policisë për arsye sigurie. Sipas policisë grupet nuk kanë lidhje me kontrollorët, por me situatën e krijuar gjatë ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ku vemi07/04/2021 18:13

Në çdo vend demokratik ka greva . unë kam jetuar në Greqi dhë me dhjetëra herë kanë bërë grevë kontrollorët ajrore në një.areport akoma më të madh.jam pro grevistëve.edhe mediat bënin grevë atje.kuse këtu ju ofendojnë shikuesit kolegët ju nuk bëni asgjë.

Shto koment

Denonco