Shantazhi me vaksinat/ Organizata Botërore e Shëndetësisë përgënjeshtron Edi Ramën

Shantazhi me vaksinat/ Organizata Botërore e Shëndetësisë përgënjeshtron Edi Ramën

20:08, 01/04/2021
A+ Aa A-

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili shantazhoi qytetarët nëpërmjet procesit të vaksinimit. Zyrtarët e OBSH thanë sot pasdite për Syri Televizion se qëllimi i organizatës është që nëpërmjet COVAX të sigurojë që të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë, të kenë akses në vaksinat anti-Covid.

Syri TV-Fillimisht dua t’ju falenderoj që tregoheni gjithnjë profesional dhe i përgjigjeni shqetësimeve tona. E kuptoj që kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por më 25 prill Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar shpesh se nëse opozita fiton, populli shqiptar nuk do të kenë më qasje në vaksina. Siç thashë, tingëllon pak e çuditshme, por opinioni i gjerë mund të jetë i shqetësuar se kjo deklaratë mund të jetë e vërtëtë. Pyetja ime është a është e vërtetë apo farsë kjo deklaratë. A do të mbeten shqiptarët pa vaksina nëse opozita fiton zgjedhjet?

Bruce Alyuard nga OBSH- Nuk besoj se mund të komentojmë mbi deklaratat politike. Pyetja përforcon se ne duhet t’u sigurojmë të gjithë njerëzve, kudo që ata janë, qasje në vaksinim, sidomos stafit mjekësor ashtu sikurse dëgjuam edhe nga ministri i Turqisë dhe të tjerët, përfshirë drejtorin e përgjithshëm. Natyrisht edhe popullatës së moshuar e ata me rrezikshmëri të lartë. Qëllimi i facilitetit nëpërmjet programit Covax, në të cilin Shqipëria dhe vendet e tjera janë anëtare, është për të siguruar që të gjitha vendet dhe të gjitha popullatat të kenë akses në vaksina. Ky është çelsi për të dalë jashtë kësaj situate apo rrethanat individuale të një vendi.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco