Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kërkesa e PD drejtuar KQZ, Doshi: Kanë frikë nga humbja

Kërkesa e PD drejtuar KQZ, Doshi: Kanë frikë nga humbja

13:27, 10/03/2021
A+ Aa A-

Tom Doshi ka reaguar pas kërkesës së demokratëve ndaj KQZ-së për të mos e regjistruar në zgjedhje. Ai i quajti akuzat e PD-së si shpifje të pabaza pasi frikësohen nga humbja e zgjedhjeve.

Doshi  tha se PSD e njeh dhe respekton Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe se kjo parti do të jetë faktor i rendësishëm në zgjedhje.

PD kërkoi gjatë paradites së sotme që të mos e regjistronin Tom Doshin si kandidat pasi sipas demokratëve ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

“Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.  Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, theksoi PD.

Deklarata e demokratëve erdhi pas kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim që Tom Doshi të mos kandidonte në zgjedhje. Megjithatë, ai e futi emrin dy ditë më parë si i pari i PSD-së në Tiranë dhe Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco