FOTO EKSKLUZIVE/ Taulant Balla fushatë me Astrit Sufalin, trafikantin në kërkim për vrasje në Itali

FOTO EKSKLUZIVE/ Taulant Balla fushatë me Astrit Sufalin, trafikantin në kërkim për vrasje në Itali

18:31, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një foto ekskluzive e publikuar nga Syri Tv, tregon Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i cili po bën fushatë në Peqin me Astrit Sufali,

Sufali është një trafikant vrasës i kërkuar në Itali për vrasje dhe qe mbrohet nga drejtesia shqiptare.…

Sufali njihet si një nga të fortët e Elbasanit.

Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje në vitin 2012 në Breshia të Italisë.

Sufali u arrestua në vitin 2017 në Peqin, me qëllim ekstradimin e tij në Italia.

Operacioni për kapjen e tij në 2017 zgjati një muaj dhe në të mori pjesë edhe RENEA.

Por çuditërisht Sufali u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Ndërkohë që Sufali jo vetëm nuk u ekstradua, por vazhdoi të bëjë jetën e tij i lirë duke kërcënuar dhe goditur policinë. Ndërsa sot shfaqet me Taulant Ballën, në një kohë kur ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që politika të qëndrojë larg krimit në këto zgjedhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco