Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Komiteti Teknik: Mutacionet e koronavirusit kanë mbërritur në Shqipëri

Komiteti Teknik: Mutacionet e koronavirusit kanë mbërritur në Shqipëri

11:36, 25/02/2021
A+ Aa A-

Në Shqipëri kanë mbërritur mutacionet e koronavirusit, ai britanik dhe afrikan.

Edhe pse nuk ka një përgjigje zyrtare nga laboratori i Londrës, për drejtoreshën e ISHP-së Albana Fico de facto mutacionet e reja të COVID-19 janë në Shqipëri.

Ajo tha se me firmën apo pa firmën e Anglisë ka dyshime të arsyeshme, nisur nga shifrat për praninë e varianteve të reja.

‘Kur futet mostra për t’u sekuencuar ka një kohëzgjatje të caktuar, algoritmi i leximit të saj është tepër profesional. Mostrat janë dërguar në laboratorin më të mirë të botës. Informacioni dhe komunikimi është i përditshëm. Nuk ka prioritizim, aty ka radhë, i ke dërguar dhe duhet të presësh.

Me mutacion, pa mutacion, ne kemi shifra ku kemi një dyshim të arsyeshëm. Ky dyshim i arsyeshëm që na vjen nga laboratori, fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, fakti që u përballëm me një rritje të pozitiviteti menjëherë janë të gjithë elementë që me firmën apo pa firmën e Anglisë kemi dyshime të arsyeshme. Të marrim të mirëqenë faktin që virusi është këtu, ka një trend që ka treguar një veçori’, deklaroi Fico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco