'Batutat e Erion Veliajt nuk hapin punë në Kashar, nuk sjellin ujë dhe as rrugë'

'Batutat e Erion Veliajt nuk hapin punë në Kashar, nuk sjellin ujë dhe as rrugë'

13:24, 22/02/2021
A+ Aa A-

"Kashari, kaq pranë Tiranës dhe sa larg vëmendjes së kryebashkiakut të saj - thotë Belind Këlliçi, drejtues politik i PD që shkoi sot në zonë.

- Erion Veliaj është shumë i zënë më fushatën e batutave, se program konkret ç'do bëjë s'ka, - ka vërejtur ai në takimin me disa banorë. - "Punë jo gjumë" thotë Veliaj por infrastruktura ka mbetur në vendnumëro, uji mungon, banorët po largohen jashtë vendit.

25 prilli është betejë për ekzistencë midis qytetarëve taksapagues dhe hajdutëve të taksave në pushtet.  Fjalimet e Erionit nuk hapin vende pune, nuk sjellin ujë të pijshëm, nuk asfaltojnë rrugë.

Në fund të ditës, për banorët e Kasharit dhe gjithë të tjerët, rëndësi ka ç'do bëhet, se ç'është bërë e shohin me sytë e tyre, - theksoi Këlliçi. -  PD shtron alternativën e ndryshimit me program dhe plan kombëtar të daljes nga depresioni ekonomik. Kohë për të humbur nuk ka! Më 25 prill fiton Shqipëria!" përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    cak25/02/2021 19:47

    Që është bërë objekt humori Rama me ato batutat bajate me të cilat kujton se mund të mashtrojë qytetarët që ata të harojnë marrëzitë e tij qeverisëse, dihet që është bërë qesharak, ama që ky katundari i Qytetit Stalin, që "mbante familjen me shitjen e fiqve të vjedhur" e sapo u bë ministër bëri dasmë sheikësh në Kalanë e Gjirokastrës "me kursimet e pensionit të mamasë", ta dëgjosh që të bëjë edhe ky batuta, të vjen për të vjellë.

    Shto koment

    Denonco