Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm

Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm

11:11, 27/01/2021
A+ Aa A-

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Hagës, Nicolas Guillou, refuzoi kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për lirim të përkohshëm.

Thaçi ndodhet në objektet e paraburgimit në Hagë që prej fillimit të nëntorit, kur është arrestuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e tij e ka paraqitur kërkesën për lirim të përkohshëm më 4 dhjetor.

Në njoftimin e publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, refuzimi i kërkesës për lirimin e përkohshëm të Thaçit bazohet në Nenin 41(6)(b) të Ligjit.

Ky nen, mes tjerash, përfshin: rrezikun nga arratisja, rrezikun nga shkatërrimi, fshehja, ndryshimi ose falsifikimi i provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Të gjithë ata ndodhen në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

leli30/01/2021 18:58

Si ta kuptojme kete o gazetar: Gjykatesi i proçedures paraprake i ka konfirmuar aktakuzen per krime lufte; dhe me poshte :Te gjithe ata ndodhen ne paraburgim ne Hage dhe jane deklaruar te pafajshem ! Na e zigjidh kete dileme a jane apo nuk jane te pafajshem! Ose meso shqip, o mik!

Shto koment

Denonco