Politikani italian ndërlidhës i ‘Ndranghetas’ për investime në Shqipëri: Mjafton të paguash një ministër dhe ...

Politikani italian ndërlidhës i ‘Ndranghetas’ për investime në Shqipëri: Mjafton të paguash një ministër dhe ...

14:46, 22/01/2021
A+ Aa A-

Lorenzo Cesa duhej të ishte çelësi që hap të gjitha dyert për mafien kalabreze ‘Ndrangheta, për të investuar në Shqipëri dhe në Europen lindore.

Ky është konkluzioni i Drejtorisë Distriktuale Anti-Mafia (DDA) të Katanzaros për rolin e europarlamentarit  Lorenzo Cesa që dje dha dorëheqjen nga posti i sekretarit të partisë Unione dei Democratici Cristiani e Democratici di Centro (UDC) pas akuzave dhe hetimit të nisur ndaj tij.

Në hetim është përfshirë edhe sekretari rajonal i UDC, Franco Talarico, që sipas hetuesve është ndërmjetës midis Cesas dhe Antonio Gallos, sipërmarrës që konsiderohet si i afërt me grupet mafioze nga Krotone.

Nën lupën e hetuesve ka përfunduar në veçanti një takim në një restorant në Romë, në korrik 2017, ku në tavolinë ishin ulur Cesa, Gallo, Talarico dhe ish-këshilltari komunal i Katanzaros, Tommaso Brutto. Sipas DDA, Brutto e Talarico synonin organizmin e takimit midis Gallos e Cesas për të pasur avantazhe në afare të ndryshme. Përfshirë hapjen e kanaleve të rëndësishme në Shqipëri për shitjen e produkteve të tij enteve publikë të huaj, spitaleve, klinikave. Për këtë projekt, Cesa duhej të ishte personi kyç, sipas fjalëve të dy personave të përgjuar.

‘Edhe kjo është e rëndësishme... një gjë është që Cesa të krijon kontakte në Shqipëri... atje nuk është si këtu... një ministër në Shqipëri e zbut...’. Talarico përgjigjet: ‘Korrupsion total... treg i lirë... po, por ata kanë një porosi, kur shkon 100.000…. këto janë tuat... është legale’.

Dhjetë ditë pas kësaj bisede, Cesa takohet me Gallon në restorantin roman, më 7 korrik 2017. ‘Sapo t’i rregullojmë kontaktin Antonios, Antonio e di vetë çfarë të bëjë’, thotë Brutto për Gallon. Sipërmarrësi lëvdohet nga Brutto e Talarico sepse ‘ai’ (Cesa sipas hetuesve) i ka prezantuar një mik konsulent të Enac, Eni, Telecom, Anas për të ndjekur gjithë grupin.

Për kontaktin me Cesan flasin edhe, në një takim në shtëpinë e Tommaso Bruttos, më 9 korrik 2017, vetë Brutto, i biri Saverio, Gallo dhe Ercole D’Alessandro, një ish-financier me lidhje mafioze.

‘Kur isha në Romë, thotë D’Alessandro , u takove edhe me Pier Ferdinando Casini (nuk është nën hetim) dhe ky miku im që do të shkojmë më datë 12, praktikisht është krahu i djathtë për lidhjet me jashtë... e më tha Cassini që unë, për çdo gjë që mund të keni nevojë në Shqipëri unë... kupton?’.

Lorenzo Cesa pas dorëheqjes nga posti i sekretarit të UDC deklaroi se nuk ka dijeni për këto gjëra dhe se ka besim të plotë te drejtësia.

Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco