Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Erion Isufi kallëzon Veliajn në SPAK: Mashtroi për qëllime elektorale

Erion Isufi kallëzon Veliajn në SPAK: Mashtroi për qëllime elektorale

19:06, 15/01/2021
A+ Aa A-

Pas akuzave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në drejtim të Erion Isufit, ky i fundit ka paditur sot kryebashkiakun për shpifje dhe fyerje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin dhe Organizuar.

Në padinë e tij, z. Isufi ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të shpallë fajtor Veliajn për akuzat që ky i fundit ka bërë se pala paditëse zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë periudhës së pandemisë, duke fshehur qëllimisht të vërtetën rreth kësaj çështjeje.

Motivi që Isufi pretendon se e ka shtyrë Veliajn, si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, të hedhë akuza të tilla, është qëllimi që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Veliaj i ka përsëritur disa herë akuza të tilla ndaj kunatit të kreut të opozitës. Nëse Veliaj shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme, ai mund të dënohet me gjobë nga pesëdhjetë deri në 3 milionë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco