Konspiracion dhe shou për 900 vaksina/ Rama deliron: Na i dhanë se jam unë kryeministër

Konspiracion dhe shou për 900 vaksina/ Rama deliron: Na i dhanë se jam unë kryeministër

12:40, 11/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të nisë procesi i vaksinimit në Shqipëri dhe ai do jetë i pari që do e marrë vaksinën.

Në kohën kur kërkohet shumë transparencë për këtë çështje, Rama e mbuloi gjithçka me konspiracion. Ai tha se ato ruhen në vend të sigurt dhe se pamjet do i shohim nesër.

Kur pritej të flitej për vaksinat e blera, Rama tha se këto vaksina janë dhuratë. Por nuk e tregoi shtetin se ku i ka marrë këto vaksina, që qytetarët të ndjehen të sigurt. Thjesht u mjaftua duke thënë se vaksinat na i paskan dhuruar se ‘keni Edi Ramën kryeministër’.

Rama tha se ky vend nuk është Greqia, po pas shumë mundimesh na tregoi se bëhet fjalë për vetëm 975 vaksina.

Në një sfond me bluza të bardha, që po përdoren në mënyrë abuzive prej tij si dekor, Rama e përdori të gjithë këtë situatë për propagandë për të eklipsuar sadopak skandalin e darkës në Dubai dhe çështjen e përmbytjeve në vend.

SYRI TV: Z. Kryeministër keni 45 minuta që flisni, por nuk e kemi marrë vesh ende se sa vaksina kanë ardhur dhe me të cilat do të niset vaksinimi?

Edi Rama: Janë 900 vaksina që do të nisim vaksinimin këtë javë. Më saktë janë 975 vaksina që do të bëhet gjatë kësaj kohe dhe javën tjetër nisin të vijnë dhe pjesa tjetër e vaksinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 11/01/2021 13:27

ik o palo kryeminister,mo na bo dengla o mashtrus o hajdut

Adi11/01/2021 13:02

Cfare show she vetem nje klloun mund ta beje Nje njeri I gjate fizikisht por shume I vogel si njeri Per 975 vaksina te falura we rrezik ja ka futur ne valixhe Erdogani me kishte qe te deportoje Gylenistet we jane ne Shqiperi

Messi 11/01/2021 12:57

Shkerdhatat e haremit te rilindjes kane dale hapur me kryeministrin (kryeshkerdhaten) me bucen ministren (puramente) per vaksinimin (q.....) suksese!!!!!!!

Shto koment

Denonco