Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Deputetët mbi ligjin/ Komiteti i Ramës lejon grumbullimet në sallën e parlamentit

Deputetët mbi ligjin/ Komiteti i Ramës lejon grumbullimet në sallën e parlamentit

13:51, 24/11/2020
A+ Aa A-

Ligjet janë për popullin e thjeshtë, jo për deputetët dhe qeverinë e Edi Ramës.

Komiteti i Ekspertëve të Ramës ka vendosur që deputetët të grumbullohen në sallën e parlamentit, sepse sipas tyre, ata duhet të votojnë ligje të rëndësishme.

Duke marrë parasysh rëndësinë e Kuvendit, në kalimin e ligjeve apo vendimmarrje të tjera që nuk mund të bëhen online, Komiteti ka vendosur që të lejojë seancën e të enjtes, e cila do të mbahet nën zbatimin e rreptë të masave anticovid.

Në seancën e të enjtes është parashikuar një interpelancë me kreun e qeverisë Edi Rama, e cila është thërritur nga ana e deputetit të opozitës Ralf Gjoni, lidhur me situatën e Covid 19 në Shqipëri, dhe për mënyrën si po menaxhohet ajo nga ana e autoriteteve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco