Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Këlliçi nga Lushnja: Në 25 prill votojmë për të qëndruar këtu, jo për të ikur

Këlliçi nga Lushnja: Në 25 prill votojmë për të qëndruar këtu, jo për të ikur

12:23, 15/11/2020
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në kuadër të turit të tij nëpër Shqipëri, sot ishte në Lushnje.

Gjatë takimit me të rinjtë, ai është shprehur se në 25 prill votojmë për të qëndruar në vendin tonë, në shtëpitë tona.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit në Facebook:

Në Lushnjë, një energji si kurrë më parë, në takimin me të rinjtë demokratë të FRPD. Kam shumë miq në këtë qytet që e motivojnë dyfish ardhjen time këtu.

Lushnja nuk ndryshon shumë nga qytetet e tjera të vendit. Një mori problemesh që nuk kanë të sosur.

Të rinjtë nuk shohin perspektivë. Duan të largohen. Dikur idea e ardhjes në Tiranë i joshte. Tani mendojnë si të ikin një orë e më parë nga Shqipëria.

Qytetin e Kongresit e ka kapluar zymtësia. Sa investime janë bërë në Lushnjë për 100-vjetorin e Kongresit? Pesë me hiç!

T'u japim kurajo të rinjve. T'u japim prioritet, punë e arsim. Do të kthehemi sërish në Lushnjë. Do të kthehemi për të bërë ndryshimin që duam të shohim. Nuk ka zgjidhje tjetër. Të mposhtim depresionin kombëtar.

Në 25 Prill do fitojmë për të qëndruar në vendin tonë, në vatrat tona, pranë prindërve tanë! Forca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco