Topalli me parti të re?!/ Lubonja: Ose është delirante, ose e blerë nga Rama

Topalli me parti të re?!/ Lubonja: Ose është delirante, ose e blerë nga Rama

17:41, 27/10/2020
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

I pyetur në studio nëse këto parti të reja do t’i shërbejnë kryeministri Edi Rama apo do të përbëjnë një pol tjetër, Lubonja u shpreh kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë.

Të njëjtën gjë pohoi analisti edhe për Jozefina Topallin, për të cilën flitet se do të krijojë parti.

“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.

Pyetje: Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama?

Lubonja: Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës. Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Viktor28/10/2020 02:12

Koha ka ardhur! Ajo që Josefina Topalli dëshiron të bëjë për popullin shqiptar nuk është një evolucion ideologjik. Është një korrigjim i vonuar. Ajo dëshiron t'i japë fund neo-komunixmzmit të lodhur, në të cilin, dy parti me origjinë të përbashkët komuniste, pretenduan të ishin demokratikë dhe mashtruan votuesit me premtime të rreme. Deri më tani, askush nuk guxonte të dilte hapur kundër komunizmit në një mënyrë të qartë, të organizuar dhe anapologjetike. Ligji i Lystrationit nuk u miratua as nga Socialistst dhe as nga partia Demokratike. Topali, ish kryetaria e Parlamentit, dëshiron t'i japë fund një periudhe regresive të historisë shqiptare, e cila pau një të tretën e popullsisë shqiptare tue u largue nga vendi. Të gjithë e kuptojnë që Shqipëria duhet të çlirohet nga trashëgimia sterile, përçarëse dhe e korruptuar e komunizmit. Por askush nuk mori iniciativën për ta larguar vendin nga trashëgimia komuniste. Tani të gjithë liderët shqiptarë që përfituan nga një mentalitet "biznes si zakonisht" kanë mbetur te humbur në një anakronizëm të pashpjegueshëm. Ishtë me vend që një grua antikomuniste nga Shkodra t'i bëjë thirrje vendit tonë t'i japë fund telenovelës neokomuniste. Le ta japim mbështetjen tonë!

Tani27/10/2020 19:52

Turp i madh Jozefine.

Emri27/10/2020 19:30

PO PERSE MOJ ZONJA TOPALLI , PERSE ?!

Kosta27/10/2020 19:07

Shpesh here e kam lexuar pseudonimin e vene nga sigurimi, ' dezinjatorja", per Jozefinen por, nuk e kam besuar edhe se, nuk ka ngele njeri pa ju vene nje nofke e tille, mjafton te jeshe pake fare kunder mendimeve te dikujte tjeter....i kam patur mundesite per te mare veshte te verteten e ketije pseudonimi, por nuk e kam bere sepse nuk e kam besuar qe te jete e vertet edhe sepse kjo, Jozefina u afruan ne PD kur ligji i lustracionit ishte ne fuqi........por qendrimi kunder dhe i shoqeruar me gjithfare mendimesh, akuzash, fyerjesh dhe sharjesh me zhargon rruge te drejtuesve te PDs, nga ana e Jozit, per me teper, ato lepirje, pare neper foto, te Jozefines, per Edi Ramen....me bindin se Jozefina ka qene ne sherbim te sigurimit te dikurshem dhe tani ne sherbim te MAFIAs me Ramen padrino dhe ne dem te ardhjes ne pushtet te opozites se bashkuar.....

Gimi27/10/2020 18:25

I ka të dyja edhe delirante dhe e blerë.

Shto koment

Denonco